http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne reagimin e pare pas heqjes se imunitetit nga kuvendi, Tom Doshi ka sulmuar ashpër Prokurorinë për te cilën tha se ka ndërmarre një akt te paprecedente. Doshi u shpreh se nuk i trembet arrestimit.Doshi e ka ndjekur nga shtëpia seancën parlamentare kur koleget e tij deputete votuan për heqjen e imunitetit për te dhe Mark Frrokun. Vetëm pak minuta pasi parlamenti i hapi rruge kërkeses se Prokurorisë per kontrollin e banesës dhe arrestimin e deputeteve, ne shtëpinë e Doshit ne zonën e Porcelanit ka mbërritur ortaku i tij ne biznes Dritan Prifti. Prifti e Doshi janë larguar se bashku nga banesa. Pas automjetit te Doshit, ka qene edhe një makine policie. Prej disa ditësh, deputeti dhe familja e tij janë marre ne mbrojtje.