Asgjësohen 10 mijë rrënjë kanabis - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 mije rrënje kanabis sativa të mbjella në katin e nëndheshëm të një ndërtese dykatëshe në fshatin Xarre, të Sarandës janë asgjësuar nga polica pasditen e se mërkurës. Droga u zbulua gjatë aksionit të koduar ?Undergraund?. Kultivimi i fidanëve te kanabisit bëhej me kimikate dhe nga llamba me voltazh të lartë të vendosura në një hapësire rreth 1000 m katror. Në pranga kanë përfunduar 7 persona te cilët do te përballen me akuzën e kultivimit te lendeve narkotike. Fabjon Ruko 24 vjeç, Eduart Kapaj 32 vjeç, Sali Lapardhaja 53 vjeç. Fabjon Dema 19 vjeç , Edisin Sali Hoxhaj 26 vjec, Lad Ded Nikolla 44 vjeç, Eldion Alushaj 29 vjeç dhe Dashnor Alushi, 55 vjeç të dyshuar si kultivues të kanabisit. 10 mije rrënjët e sekuestruara kishin arritur në lartësinë 60 cm. Vila ku kultivohej kanabisi ishte e fshehur brenda një plantacioni me mandarina rreth 3000 m2 në pronësi te Dashnor Alushit. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 1000 llamba me voltazh të lartë, sasi të konsiderueshme kimikatesh që përdoreshin për kultivimin e bimës narkotike, 1 automjet fuoristrade tip Toyota dhe 1 transformator. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave te tjerë te përfshirë ne këtë veprimtari.

Free Traffic Exchange