Braho: Doshi falsifikoi raportin mjekësor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit te Sigurisë ka hedhur akuza ne drejtim te deputeti Doshi, i cili sipas tij ka falsifikuar raportin mjekësor qe ka paraqitur ne Këshillin e Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores. Spartak Braho publikoi faktin se bashkëshortja e mjekut qe ka lëshuar raportin është punonjës ne biznesin e Tom Doshit. Deputeti i Shkodrës paraqiti një raport mjekësor ditën e hënë ne Këshillin e Mandateve, pasi sipas tij nuk ishte ne gjendje te mire shëndetësore. Ky fakt beri qe mbledhje te shtyhej për këtë te mërkure. Kreu i komisionit i kërkoi Prokurorisë qe te hetoje dhe te marre ne konsiderate këtë falsifikim, ndërkohë qe paralajmëroi se ka te tjetra fakte ende te pa publikuara lidhur me këtë situate.