http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqipëri po veprojnë dy grupe vrasësish me pagese, ata lëvizës qe jetojnë ne vendet e Bashkimit Evropian dhe ata rezidente. Ndërsa kapja e disa prej laboratorëve te drogave te renda, kohet e fundit po rrezikon qe Shqipëria mund te kthehet ne nje vend origjine te saj. Këto janë dy nga disa prej konkluzioneve qe ka arritur i pari studim i plotë i kryer per krimin e organizuar ne Shqipëri, nga dy ekspertet Fabian Zhilla dhe te Besfort Lamallari. Ata kanë analizuar situatën e rendit ne keto 25 vite tranzicion. Duke u ndalur ne fushën e pastrimit te parave, studiuesit kane arritur ne konkluzionin se fusha kryesore ku investohet janë ndërtimi, bizneset e lojërave te fatit, prodhimi i energjisë dhe agjencitë turistike etj. Ndërsa mënyra e paraqitjes se te ardhurave ne ekonominë e ligjshme janë transaksionet ne bankat e nivelit te dyte. Por sipas studiuesve, një rrezik serioz qe po i kanoset Shqipërisë është edhe krimi kibernetik ku janë te përfshire te rinj nga mosha 18 deri ne 35 vjeç. Sipas studiuesve, veçori e grupeve shqiptare është se ata krijojnë lidhje me te ngushte me hakersa nga rajoni dhe kryesisht kosovare si dhe jane te anëtarësuar ne forumet qe mund te administrohen nga rrjetet kriminale ndërkombëtare.