Stërvitja për sfidën me armenët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja jone e futbollit vazhdon përgatitjet ne Durrës për ndeshjen e se dielës kundër Armenisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit France 2016. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Ansi Agolli janë shprehur se takimi me Armeninë është mjaft e rëndësishëm për kuqezinjtë. Ndërkohë në Elbasan, policia ka nisur të marrë masat e nevojshme për të shmangur incidentet gjatë kësaj ndeshjeje. Të dielën pritet të jenë të angazhuar rreth 320 efektivë. Tifozët duhet të jenë në stadium dy orë përpara dhe nuk do te lejohen te hyjnë nëse kanë me vetë shishe, fishekzjarrë dhe sende te forta. Ndërsa minorenet duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit ose të afrimit.