http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te enjten demokratet do te paraqesin ne komisionin per zbatimin e marrëveshjes mazhorance-opozite amendamentet kushtetuese ne lidhje me personat me rekorde kriminale dhe mbledhja e nesërme do te tregoje nëse kauza e dekriminalizmit do te bashkoje votat e 94 deputeteve apo jo. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Palooka thekson se ky është moment qe kryeministri Edi Rama te sqaroje pozicionin e tij për nje shqetësim qe nuk është me vetëm i opozitës, por edhe i faktorit ndërkombëtar.?Rama dje nuk ka dhëne përgjigje, jo sepse nuk i ka lexuar ato pika, te jeni te bindur sepse mund te kete qene gjeja e pare qe ka lexuar. Por pa e paragjykuar uroj qe qëndrimi i tij te ndryshoje.?E ndërsa PD do te vazhdoje betejën per dekriminalizimin ashtu si dhe përpjekjet per dorëheqjen e Ilir Metes nga posti i kryetarit te kuvendit; paralelisht po punohet edhe per zgjedhjet e 21 qershorit me përzgjedhjen e kandidaturave.?Jemi ne nje faze ku disa dege kane mbaruar edhe seleksionimin qe ben kryesia mbi bazën e kritereve per kandidatet dhe nje pjese është ne përfundim e sipër. Dhe shume shpejt besoj do te kemi dhe ne kandidatet zyrtare te Partisë Demokratike per zgjedhjet lokale.?Por opozita ende nuk ka nje emër per Tiranën, bashkinë me te rëndësishme te vendit; dhe për Edi Paloken kandidati qe do te garoje ne kryeqytet duhet te kete profil te forte politik.?Po ju them nje sekret, ne thonjaz, qe ne përveç procesit qe eshte ndjekur ne strukturat e Partisë Demokratike kemi bere edhe sondazhet tona edhe ne dege te tjera, jo vetem ne Tiranë dhe sigurisht qe edhe sondazhet do te kene rolin e tyre per përcaktimin e kandidateve. Une mendoj, ky eshte një mendim personal pastaj qe sidomos per Tiranën profile duhet te jete politik, nuk mendoj se do te marrim dike nga shoqëria civile.?Por edhe pse PD duket e qete ne lidhje me përgatitjet per zgjedhjet lokale; aleatet gjykojnë se procesi i përcaktimit te kandidaturave dhe zonave te lira për ta është i vonuar.Fatmir Medi: Koha me optimale do te ishte qe sot dhe shpresoj qe gjithsecili ta gjykoje ne kete mënyre qe duhet te kemi sa me shpejt nje diskutim te përbashkët per vendosjen e kandidaturave. Çdo vonese besoj qe krijon nje dem.Edhe pse zgjedhjet mbeten beteja politike me e rëndësishme e këtij viti kur nga 21 qershori na ndajnë rreth 3 muaj, opozita ende nuk ka përcaktuar as koalicionin dhe as figurat me te cilat do te hyje ne garën per 61 bashkitë e vendit.