http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 0 me 0 në miqësoren e parë në token gjermane kundër Aintraht Frankfurt. Skuadra e trajnerit Akbert Bunjaku bëri një paraqitje shumë të mirë kundër ekipit të Bundesligës Gjermanë që luajti në këtë takim më pjesën më të madhe të lojtarëve titullarë. Kosova u paraqit ne këtë sfide me 3-4 ndryshime ne raport me miqësoret e kaluara ndërsa ata që bin në sy ishin lojtarë të tille si Toski, Alushi, Sulejman, Fejzullahu dhe Celina. Pikërisht ky I fundit I cili është pjesë e skuadrës së njohur angleze Manchester City, ishte ndër më të spiakatur në këtë 90 minutësh pavarësisht se duhet të kishte shënuar me patjeter ne 2-3 rastet e mira që pati e në mënyre të vecdante ai i minutës së 60. Interesant fakti që nga 1500 të pranishmit në stadium, afro 1200 ishin përkrahas te Kosoves. Të premten në orën 18:00, përfaqësuesja kosovare do të luajë kundër një tjeter skuadre të njohur të Bundesliges, Verder Bremen.