Fier radhë në zyrat e OSHEE-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga mbyllja e afatit për ata qytetare që nuk kanë lidhur aktmarrvjeshjen me OSHEE-në, mesa duket edhe këtë herë pagesa është lënë për ditën e fundit. Megjithëse kanë patur edhe një muaj afat, shumë nga qytetarët, kryesisht nga zonat rurale në Fier nuk kanë preferuar të lidhin kontratën në kohë. Si gjithmonë ata e kanë lënë për në fund, duke krijuar në këtë mënyrë radhë në zyrat e OSHEE-së. 31 Marsi është afati i fundit i përcaktuar nga OSHEE për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe lidhjen e kontratave për shlyerje me këste të pagesave për energjisë së prapambetur. Një muaj më parë në të gjithë vendin, zyrat e OSHEE u përballën më një fluks të madh abonentësh të cilët kishin vendosur të lidhnin kontrata në momentin e fundit. Madje në shumë vende është dashur edhe ndërhyra e policisë për të normalizuar situatën.