Zbulohet celula xhihadiste në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Celule xhihadiste qe vepronte mes Italise dhe Shqipërisë është goditur nga policia e vendit fqinj. Dy shtetas shqiptare, xhaxha dhe nip përfunduan ne pranga, i pari ne Kavaje dhe tjetri ne Torino ne kuader te operacionit ?Balkan Connection?. Alban Elezi është një 38-vjeçar nga fshati Rrakull i Kavajës, i arrestuar në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breschias kishte lëshuar nje urdhër-arresti, si person i dyshuar per akte terroriste.Por zbulimi i celulës së dyshuar terroriste u be i mundur pas hetimeve dyvjeçare te policisë italiane ndaj Anas El Abboubit, nje shtetas me pasaporte italiane qe lufton per ISIS ne Siri. Ne 2013-ën militanti i shtetit islamik El Abboubbi, pak pasi kishte dale nga burgu ne Itali kishte udhëtuar per ne Shqipëri dhe me konkretisht ne Kavaje per te takuar Alban Elezin. Ky i fundit dhe nipi i tij akuzohen pikerisht per rekrutim te personave per llogari te grupit ISIS, ndërsa personi i trete i arrestuar, nje italo-maroken 20-vjeçar përhapte ne internet propagandën per shtetin islamik. Interesant është fakti se tre personat e arrestuar kishin kontakt permes telefonit dhe Facebook-ut me El Abboubin. Policia italiane është vene gjithashtu ne kerkim te tre personave te tjere, nacionaliteti i te cileve nuk behet i ditur.Mediat italiane i kanë bërë jehonë këtij lajmi. Madje Corriere në faqen online ka publikuar edhe këto video, që sipas saj tregojnë se si xhihadistët stërviten në Shqipëri. Ministri i Brendshëm Angelino Alfano, komentoi zhvillimet e kesaj te mërkure, duke vlerësuar punen e policise dhe prokurorisë, qe çoi ne arrestimin e tre personave.

Free Traffic Exchange