“Tu si que vales”, format i ri në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Formati me i ri televiziv ne Vizion Plus, ?Tu si que vales? do te nis rrugëtimin e tij me date 1 prill. Një nder talent show-t me te suksesshëm dhe argëtues te momentit me rekorde audience qe ne nisjen e tij, një patente e Endemol, do te sjelle çdo te mërkurë mbrëma ne ekranin e Vizion Plus emocione te forta dhe argëtim pa limit. Audicionet jo vetëm ne Tirane, por edhe ne disa nga qytetet kryesore te Shqipërisë, përpos interesimit te madh sollën edhe mjaft prurje interesante talentesh, te cilat do te keni mundësinë t?i zbuloni përgjatë javëve te transmetimit te këtij talent show. ?Tu si que vales? ka ne fokusin e tij performancat e individëve apo grupe individësh te zakonshëm qe sjellin performanca te jashtëzakonshme. Kushdo qe ka talentin dhe egon e duhur për ta shprehur ate përballe publikut dhe jurisë mund te behet pjese e këtij show dhe fitues i çmimit te madh. Një juri e përbëre prej tre anëtaresh do te vëzhgoje çdo perfomance te mbrëmjes, duke u shprehur me pas sipas rregullave te formatit, por krahas saj do te jete edhe gjykimi i publikut, i përfaqësuar përmes nje personazhi publik. Por sesi do te funksionoje gjithçka brenda këtij spektakli, do te keni mundësinë ta zbuloni ne ditët ne vazhdim. Gjithçka për te mos u humbur, çdo gje per t?u shijuar ne mbrëmjet spektakolare te mbushur plot surpriza te këndshme. Ndërkohe audicionet do te vazhdojnë edhe ne ditët ne vazhdim dhe per te gjithë ata qe vazhdojnë te besojnë ende tek talenti i tyre i ftojmë te na kontaktojnë përmes faqes zyrtare ne facebook: tusiquevales albania, email-it: tusiquevales@vizionplus.tv dhe faqes zyrtare web: vizionplus.tv/tusiquevales.

Free Traffic Exchange