http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rehabilitimi i sistemit shëndetësor i ka kushtuar Ministrisë së Financave një borxh prej 32 milion eurosh, i cili po merret me interesa të butë nga Banka Botërore. Shqipëria është një nga vendet që ka kosto të lartë për shërbimet mjekësore, kjo edhe për shkak të informalitetit që ka ky sektor. Vetëm 50% e atyre që marrin shërbime mjekësore i kanë të mbuluara shpenzimet nga skema e sigurimeve shëndetësore, prandaj është e domosdoshme një reformë në këtë sistem. Paratë do të shkojnë jo vetëm për rregullimin e ambienteve spitalore në Shqipëri, por do të ndihmojnë edhe në uljen e kostove të këtyre shërbimeve. Buxheti që ka Ministria e Shëndetësisë e kalon nivelin e 400 milion dollarëve. 2015-ta është edhe viti që dhamë tepër para për ketë sektor, të cilat janë sa 2.8 e prodhimit të brendshëm bruto.