Hahn: Reformoni drejtësinë! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur bëhet fjalë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Brukseli i ka idetë e qarta. Komisioneri për Zgjerimin Johanes Han, deklaroi se reforma për një sistem drejtësie të pavarur, luta kunder krimin dhe korrupsionit janë çështje të cilat duhet adresuar me seriozitet. Kryeministri Edi Rama u tregua i vetëdijshëm për reformën në drejtësi, e cila sipas tij, do të mbyllë një periudhë të kalbëzimit të këtij sistemi. Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga Brukseli çeljen e negociatave sipas modelit të Malit të Zi. Por, optimizmin e kryeministrit Edi Rama nuk e ndau kryetarja e komisionit parlamentar të integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu. Deklaratat u bërë pas përfundimit të raundit të 5 të dialogut të nivelit të lartë BE-Shqipëri, ku u diskutuan reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmbushjen e 5 prioriteteve të caktuara nga KE.