Dëmtohet Ura e Mifolit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ura me Tri Harqe apo siç njihet ndryshme nga vendasit me emrin Ura e Mifolit, që lidh Fierin me Vlorën, rrezikon të shembet. Dalja nga shtrati i lumit Vjosa dhe përmbytjet e muajit të fundit bënë që bazamenti i saj të gërryhet, e për pasojë janë shembur dy mbajtëset e mesit të rrugës duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Banorët ankohen se çdo ditë janë të detyruar të kalojnë në këtë urë, e cila nuk është më e sigurt. Edhe pse banorët janë ankuar disa herë për këtë në prefekturë, deri më sot autoritetet nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e këtij problemi.

Free Traffic Exchange