Xhihadistët refuzojnë Gjykatën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Gjykatën e Krimeve te Renda, gjykimi për 8 personat e akuzuar nga Prokuroria se bënin thirrje dhe rekrutonin ushtare per luftën në Siri, po behet gjithnjë e me i vështirë. Pasi kane refuzuar mbrojtjen me avokate, nje seance me pare, te akuzuarit ne këtë proces kane vijuar me tej duke kërkuar të gjykohen me ligjet e Allahut. Kjo është deklaruar ne seancën e kësaj te marte nga te pandehurit Fadil Muslimani, Genci Balla dhe te pandehur te tjerë. Duke mos pranuar te çohen ne këmbe dhe madje as te kthejnë vështrimin nga trupi gjykues, ata kane deklaruar se nuk e njohin këtë Gjykate. Madje kane pretenduar se ne proces i kane sjelle pa dëshirën e tyre. Por avokatet mbrojtës te tre te pandehurve Verdi Morava, Orion Reci dhe Astrit Tola, kërkuan nga gjykata veçimin e çështjes nga te akuzuarit e tjerë.Madje avokati i Orion Recit, kërkoi pushimin e çështjes pasi sipas tij, gjate fazës se hetimit nuk janë njoftuar nga ana e akuzës per zgjatjen e afateve hetimore dhe rrjedhimisht sipas tij, te gjitha provat e Prokurorisë qe jane marre ne këtë periudhe, janë te papërdorshme përfshire ketu edhe disa përgjime ambinteale dhe telefonike. Ne lidhje me keto kërkesa, Gjykata do te shprehet ne seancën tjetër. Te pandehurit akuzohen se kane rekrutuar 90 besimtare mysliman dhe i kanë dërguar ne Siri per te luftuar ne krah te organizatave terroriste si ISIS.