Shumë njerëz lindin me probleme të zemrës, por vitet e fundit është shtuar numri i njerëzve, të cilëve problemet e zemrës u krijohen gjatë jetës. Fillesa e ketyre problemeve mund të jetë edhe përpara moshës 12 vjeçare, sidomos nga dieta e keqe ushqimore. Atak në zemër mund të pësojnë ata persona që që në fëmijërinë e tyre, kanë ngrënë më shumë djathë se ç?duhet, më shumë turshi apo pijnë shumë pije me gaz dhe të ëmbla. Jo vetëm obezët mund të kenë probleme me zemrën.