http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur nuk jane mbushur ende 3 vjet nga ndërhyrja e fundit ne ligjin themeltar te shtetit demokratet kërkojnë ndryshimin e kushtetutës ne emër te dekriminalizimit. 3 anëtaret e komisionit te posaçëm per zbatimin e marrëveshjes mazhorance - opozite; Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Gent Strazimiri prezantuan se bashku platformën e opozitës per dekriminalizimin, ne fokus te se ciles jane veprat penale qe përbejnë krim te rende duke nisur me krimin e organizuar, si dhe veprat qe cenojnë rende autoritetin e shtetit ku përfshihen veprat korruptive.Oerd Bylykbashi?Do te ndërhyhet ne kushtetutën e republikës se Shqipërisë me amendamente qe do te kene vlere te përhershme dhe do te bëjnë te pamundur qe persona te denuar te humbasin funksionin apo te mos kene te drejte te kandidojne ne te ardhmen. ?Sipas Partisë Demokratike ndërhyrja ne kushtetute do te garantoje edhe zgjidhjen e plote ligjore per ndërprerjen e mandatit per deputetet aktuale.?Ata qe janë zgjedhur sot ne Parlamentin e Shqipërisë nuk jane zgjedhur sepse kishin nje rekord kriminal. Ata qe jane ne parlamentin e Shqipërisë sot jane atje si mbajtës te besimit publik te popullit shqiptar e per rrjedhoje cdo element qe bie ndesh dhe cenon kete besim publik heq çdo lloj legjitimiteti per keta individë.?Por ndryshimi i kushtetutës kërkon 94 vota e Partia Demokratike nuk mund te beje asgjë pa vullnetin e mazhorances.Eduard Halimi?Ne nuk ia imponojmë askujt qe drafti qe ne paraqesim është zgjidhja e vetme; detajet, teknika, instrumentet janë te thjeshta gjenden kollaj, modele ka gjithandej.?Platforma e opozitës synon përcaktimin e rregullave te qarta per te penguar kandidimin si dhe per te bere te pamundur qëndrimin ne detyre te personave qe kane kryer vepra penale dhe ndalimi per tu zgjedhur apo emëruar do te aplikohet ne menyre te njejte si per dënimet e marra ne Shqipëri edhe jashte saj. Per veprat e renda si krimi i organizuar, propozohet qe periudha e ndalimit te kandidimit apo marrjes se nje funksioni publik te jete perjete. Sipas demokrateve krahas ndërhyrjeve ne kushtetute jane parashikuar edhe ndërhyrje ne rregulloren e kuvendit, kodin zgjedhor, kodin penal si dhe kodin e procedurës penale.