Kosovë - Shqipëri, firmosen 11 marrëveshje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
11 marrëveshje u nënshkruan mes dy qeverive. Të parët që hodhën firmat ishin dy kryeministrat, Edi Rama dhe Isa Mustafa. Ndër të tjera, dy qeveritë angazhohen për të zbatuar marrëveshjet në fushën e sigurisë, për kontrollin e brendshëm, për bashkëpunimin financiar, organizimin e përbashkët të gjuhës shqipe në diasporë, marrëveshje për lehtësimin e tregtisë dhe shkëmbimet tregtare si dhe në bujqësi e kulturë. Pas ceremonitë, kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëveshjet si konsolidim i një procesi pa kthim të bashkimit të forcave dhe institucioneve. Për homologun kosovar, këto janë hapat e para për zgjidhjen e problemeve të krijuara gjatë viteve. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përbën shqetësim dhe krerët e dy qeverive thanë se përbën prioritet. Të drejtat e minoritet serb në Kosovë, janë të garantuara thanë Rama dhe Mustafa. Të dy kryeministrat, vunë theksin se respektimi i marrëveshje do të mundësojë krijimin e një ekonomie të fortë dhe rritje të cilësisë së jetesës së qytetarëve në të dy anët e kufirit.