Rrugët në gjendje të mjerueshme - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ky projekt në përfundim të tij do t?u ofrojë një cilësi të re jetese këtyre banorëve. Ky është premtimi im, puna flet vetë! Kemi përfunduar afro 200 objekte të ndryshme, rrugë, trotuare, sheshe, shkolla, kopshte dhe shumë të tjera i kemi në proces por ndërkohë prej qershorit të vitit të kaluar, qeveria në mënyrë të paligjshme bllokon investimet e reja të qytetit të Tiranës?.Kështu është shprehur kryetari i bashkisë, ne inaugurimin e punimeve tek zona e njohur si ?5 maji?, edhe pse infrastruktura e kryeqytetit mbetet ne gjendje te renduar. Rruge me gropa, puseta pa kapak e trotuare te prishur. Kjo është panorama qe shihet çdo dite ne kryeqytet. Rruga qe lidh Komunën e Parisit, me Unazën, rrugët tek Ali Demi, Don Bosko, Shkoze etj janë me problematike dhe krijojnë shqetësim edhe per vete drejtuesit e mjeteve. Ne raportin e publikuar vetem para pak javësh, nje nga problematikat e konstatuara ne kryeqytet ishte pikërisht çështja e infrastrukturës. Sipas këtij raporti nga 28 premtime, ishin mbajtur vetëm 2.

Free Traffic Exchange