Mbledhja e dy qeverive në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjodhën te udhëtonin me autobus drejt kryeqytetit shqiptar anëtaret e kabinetit te Kosovës, per te marre pjese ne mbledhjen e përbashkët te dy qeverive. Ceremonia e mirëseardhjes u zhvillua ne ambientet jashtë Pallatit te Kongreseve. Pas himneve kombëtare, kryeministri Rama e shoqëroi homologun Mustafa ne sallën e rregulluar posaçërisht per mbledhjen, ku binin ne sy simbolet kombëtare.Që në nisje të fjalës, Rama vuri në dukje se shqiptarët në rajon nuk kërkojnë më shumë se çfarë kanë të tjerët. Apeli i përsëritur i Ramës ishte për Europën, që sipas tij, nuk duhet të ndikohet nga problemet me të cilat përballet. E për këtë arsye, kryeministri shprehu bindjen se Ballkani nuk duhet parë si zonë fitimprurëse. Anëtarësimi ne NATO dhe BE nuk jane projekte fitimprurëse. Por ëndrra e përbashkët per Shqipërinë dhe Kosovën mbetet Bashkimi Europian. Dhe sipas Ramës, dy qeveritë kanë gjetur një qasje realiste. Rama u ndal edhe tek arritjet e realizuara qe nga mbajtja e mbledhjes se pare te dy qeverive ne Prizren. Është punuar për një treg të përbashkët energjetik, për njehsimin e standardeve në bujqësi dhe kontrollin ushqimor, në arsimin parauniversitar, në zonat ndërkufitare, në kulturë, turizëm dhe mjedis. Por i ashpër ishte kryeministri për çështjen e liberalizimit të vizave. Për kryeministrin kosovar Mustafa ky takim është realizimi i ëndrrës se përbashkët për bashkëpunim. Mustafa veçoi Kosovën si model te bashkëjetesës fetare. Por duke u ndalur te ekonomia, ai u tregua kritik. Dhe Mustafa vuri në dukje se dy shtetet disponojnë burimin kryesor për të ecur përpara. Më pas mbledhja e dy qeverive ka vijuar me prezantimin e projekteve konkrete nga ministrat si dhe nënshkrimin e 11 marrëveshjeve konkrete.

Free Traffic Exchange