Kisha 1500-vjeçare drejt rrënimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë rrënojat e kishës së Shen Merisë qe ndodhet ne fshatin me te njëjtin emër ne Malësinë e Kurbinit. Ajo është unike ne llojin e saj ne Shqipëri dhe daton ne kohen e Bizantit, e ndërtuar me stil te veçante romak. Por edhe pse eshte shpallur si monument kulture dhe mbrohet nga shteti, kisha është ne gjendje te mjerueshme. Afresket e çmuara me vlere historike brenda kishës jane dëmtuar duke rrezikuar humbjen e tyre. Sipas Paulin Zefit, përgjegjës per kulturën kombëtare ne Lezhe, ne ketë kishe kryente ritet fetare edhe heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Rikthimi i vëmendjes drejt monumenteve të kulturës ka bere qe ne qytetin e Lezhës te dalin ne drite një sere objektesh mjaft te rëndësishme me vlera te veçanta historike.