Ocalan thirrje për paqe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i burgosur i rebeleve kurde Abullah Oçalan përcolli nje mesazh paqeje, qe konsiderohet nje hap kyç per t?i dhënë fund nje konflikti 30-vjecar te armatosur me Turqinë. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e udhëhequr nga Ocalan, i dënuar me burgim te përjetshëm per tradhti qe prej vitit 1999, lufton per krijimin e nje shteti kurd në juglindje të Turqisë. Përmbajtja e planit të tij nuk është publikuar ende, por një nga politikanët pro-kurde, që e vizitoi liderin në qeli tha disa ide. Ocalan propozon mbajtjen e nje kongresi ku te vendoset ndërprerja e kryengritjes. Pas armëpushimit te arritur në vitin 2013 jane shtuar shpresat per fundin e konfliktit. Mbi 400 mijë persona, shumica e të cilëve kurdë, kanë humbur jetën në luftime, ndërsa PKK konsiderohet nga Turqia, SHBA dhe BE organizate terroriste.

Free Traffic Exchange