http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër shpërthim tritoli ka rikthyer tensionin në Lazarat. Këtë radhë në shënjestër ka qenë shtëpia e babait të kryetarit të PD për Gjirokastrën, Roland Bejko. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e diela në lagjen ?Kordhocë?. Persona ende te paidentifikuar, kane hedhur nje kallëp tritoli me fitil te ndezur ne oborrin e shtëpisë private të Hysen Bejkos, babait te kreut te opozitës për qytetin jugor. Por shpërthimi i fortë ka shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Policia ka përfshirë në hetimet paraprake edhe dyshimet se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e Roland Bejkos. Vetë zoti Bejko i kontaktuar nga Vizion Plus, nuk pranoi të bëjë komente mbi ngjarjen. Pak ditë më parë, në Lazarat iu vendos tritol një shtylle elektrike. E gjithë kjo situatë u krijua pas një përplasjeje me armë mes disa trafikantëve dhe patrullës së policisë.