Sarandë, kryeministri Rama inspekton punimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Landfilli i Bajkalit, një nder projektet me te mëdha ne jug te vendit per menaxhimin e mbetjeve urbane, ka mbyllur fazën e pare te ndërtimeve. Per te pare nga afër ecurinë e punimeve, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, vizituan fshatin Bajkal ne Sarande. Ne fjalën e tij, kryeministri Rama e konsideroi këtë vepër si tepër te rëndësishme per pastrimin e zonës nga mbetjet urbane. Ndërtimi i Landfillit te Bajkalit kap shifrën e 5.6 milion dollarëve dhe është planifikuar te shërbeje per 20 vjet. Ai është llogaritur per grumbullimin e 25.000 metër kub materiale inerte ne vit. Gjate vizitës ne Sarande, kryeministri është ndalur edhe ne impiantin e ujerave te zeza. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi qe zgjidh problemin e derdhjes se ujerave te zeza ne det. Ky impiant kishte vite qe nuk funksiononte normalisht per shkak te mungesës se fondeve. Investimi i ri synon zgjidhje përfundimtare per problemin e ujerave te zeza ne kete rajon. Më herët, Kryeministri Rama ka parë edhe punën që po bëhet për rikthimin e kurorës së gjelbër të qytetit të Sarandës, një ndër më të rëndësishmit gjatë sezonit turistik. Pritet që zona bregdetare joniane të ketë edhe investime të tjera në infrastrukturë për të përmirësuar kushtet për turistët.

Free Traffic Exchange