Kreu i kuvendit Meta, reagon për çështjen “Doshi” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me këto fjalë ka zgjedhur të përgjigjet kreu i kuvendit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputeteve Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ndonëse mesazhin e paqes e dha teksa dilte nga Kryegjyshata e Bektashinjve me rastin e Sulltan Novrusit, interesi me i madh ishte per zhvillimet e rëndësishme në institucionin që drejton.I pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topalli, se mbledhja e këshillit të mandateve ishte e pavlefshme, zoti Meta zgjodhi të reagojë me urime. Të shtunën, mbledhja e këshillit të rregullores dhe imunitetit u drejtuar nga nënkryetari i kuvendit Vangjel Dule. Vetë Meta ka preferuar të shmangë drejtimin e seancës së këshillit për shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e Doshit, teksa ky i fundit e ka akuzuar atë si porositës të krimit.

Free Traffic Exchange