Sa rrezikojne Doshi dhe Frroku - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Por sa rrezikojne deputetet Tom Doshi dhe Mark Frroku. Neni 305 i Kodit Penal parashikon per akuzen e kallzimit te rreme nga gjobe deri ne 5 vjet burg. Ndersa lidhur me akuzen tjeter ate te kanosjes per deklarime a deshmi deputetet mund te perballen me sanksionet e nenit 312 i cili parashikon nga 1 deri ne kater vite burgim. Pas akuzave te ngritura nga prokuroria deputetet Mark Frroku dhe Tom Doshi rrezikojne burgun. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, deputetët dyshohen për konsumimin e veprave penale te ?Kallëzimit te rremë?, ?Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë?, dhe ?Deklaratat e rreme përpara Prokurorit?. Doshi dhe Frroku rrezikojnë gjobë deri në 5 vite burg për akuzën e kallëzimit të rremë sipas nenit 305 të kodit penal. Në akuzën tjetër , deklaratat e rreme përpara prokurorit, deputetët rrezikojnë gjobë deri në 1 vit burgim. Në këtë nen specifikohet se kushdo që gjatë hetimeve, i pyetur nga një prokuror që të japë informacionin e duhur lidhur me hetimin, jep të dhëna, që ai e di se janë, tërësisht ose pjesërisht të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Ndërkohë mbi deputetët rëndojnë dhe akuzat e nenit 312/a. Sipas prokurorisë Doshi e Frroku kanë kanosur Durim Bamin për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë dhe për këtë rrezikojnë të dënohen nga 1 deri 4 vite burgim. Kështu nëpërmjet kësaj akuze duket se prokuroria ka faktuar se Durim Bami personi i pretenduar se do të kryente atentatin ndaj Doshit e Fufit ka qenë një sajesë madje 36 vjecari nga Fushë Kruja është detyruar të deklarojë se do të kryente atentat. Bami i ka qëndruar versionit të parë se asnjë nga thëniet e tij në videon e publikuar nga deputeti nuk janë të vërteta dhe se ndaj dy deputeteve Doshi e Fufi nuk është bërë e as po organizohej ndonjë atentat.

Free Traffic Exchange