“Çlirohet” liqeni i Ohrit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja që të ofron sot bregu i liqenit të Ohrit përgjatë rrugës nacionale Lin-Pogradec. ?Çlirimi? i bregut ka ardhur nga prishja e gati 30 objekteve kryesisht hotele, restorante dhe bare duke i rikthyer edhe një herë tjetër bregut pamjen e tij dikurshme. Por nga ana tjetër investimet nuk mungojnë edhe në disa nga fshatra te komunës Udenisht, te cilat janë shndërruar në destinacione turistike jo vetëm per turistet vendas, por edhe për ata te huaj. Entuziast për këto investime janë edhe vetë banorët e zonës. Projektet e muajve te fundit kane punësuar 100 banore te fshatrave te kësaj komune duke zbutur ne një fare mënyrë papunësisë e zonës.