Procedura për heqjen e imunitetit të deputetëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ka vepruar menjëherë pas kërkesës se Prokurorisë se Përgjithshme ne lidhje me autorizimin për arrestimin e deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ne baze te rregullores se kuvendit kryetari Ilir Meta ia ka kaluar dosjen Këshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili është përgjegjës per shqyrtimin e kërkesës se organit te akuzës. Dhe mësohet se këshilli nuk do te humbëse kohe, por do te mblidhet ditën e shtune per te nisur shqyrtimin e çështjes se heqjes se imunitetit per deputetet e qarkut te Shkodrës Tom Doshi e Mark Frroku. Sipas nenit 118 te rregullores dy deputetet për të cilët kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohen për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe u bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Dy deputetet Deputeti kane të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet e tyre rreth çështjes. Ne perfundim te shqyrtimit Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit per arrestimin e deputeteve. Por vendimin final e ka séance plenare gjate se cilës deputetet per te cilët kërkohet arrestimi kane te drejte te marrin fjalën per te paraqitur qëndrimin e tyre. vendimi per autorizimin e arrestimit merret me shumice te thjeshte ne nje votim qe duhet te jete i fshehte. Deri ne vitin 2012 kushtetuta e Shqipërisë parashikonte imunitet te plote per deputetet dhe vetëm pas ndryshimeve te realizuara ne vjeshtën e atij viti prokuroria i drejtohet parlamentit vetëm per kontroll banese e arrestim. Vetëm gjate periudhës kur ne pushtet ishte e djathta, imuniteti iu hoq për ndjekje penale Lulzim Bashes per rrugën Durres - Kukës, Fatmir Mediut per tragjedinë e Gërdecit, por edhe deputetit te LSI Nikollaq Nerenxi.

Free Traffic Exchange