http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Shqipëria nuk e arriti afatin e vendosur nga Bashkimi Europian per dixhitalzimin e mediave ne qershor te këtij vit, qeveria ka vendosur nje afat te ri, qe per kryeministrin është nje objektiv ambicioz. Sipas kryeministrit, shkak për këtë situate nuk ka qene qeveria por vete operatoret e tregut te cilët duhet te ishin edhe me largpamës. Gjate nje konference per komunikimet dixhitale, kreu i prezencës se OSBE ne Tirane e vuri theksin tek Televizioni Publik Shqiptar, qe ka mbetur peng i politikes.?Ka dy vjet që partitë parlamentare nuk po arrijnë të zbatojnë legjislacionin në fuqi e të zgjedhin këshillin e ri drejtues të RTSH-së. Kjo ka bllokuar procesin e shndërrimit të RTSH-së në një transmetues ekonomikisht të qëndrueshëm, editorialisht të pavarur dhe plotësisht profesional, që kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe bëhet për publikun,? tha ai.Qeveria ka ne plan qe deri ne 2017 pjesën me te madhe te shërbimeve publike ti ofroj online nëpërmjet internetit, me qellim reduktimin kontaktit mes qytetarit dhe punonjësit te administrues, e cila është burim korrupsioni.