Karpushin: S’ka embargo për prodhimet shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka embargo për prodhimet shqiptare qe eksportohen ne Rusi dhe gjithashtu as një çështje gruri me Shqipërinë. Deklarata është bere nga ambasadori i federatës ruse ne Shqipëri Aleksander Karpushin, i ftuar ne emisionin 7 pa 5 ne Vizion Plus.Aleksander Karpushin:Se pari nuk ka embargo per Shqipërinë, por per vendet e Bashkimit Europian pas sanksioneve te vendosura. Çështja e fruta perimeve qëndron te problemi i certifikatave te falsifikuara qe është zgjidhur pas kontakteve me ministrin Panariti, per sa i përket prodhimeve shqiptare ato jane mjaft te kërkuara ne rusi dhe përmbushin standardet. Gruri është nje problem tarifor i brendshëm i tregut rus dhe Ministria e Ekonomisë po përpiqet ta zgjidhe, por nuk prek vetëm Shqipërinë.Ndërkohë ambasadori ka vene ne dukje nje nivel te ulet te shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, te cilat sipas tij duhet te bëjnë me shume per te shkuar ne nivele te kënaqshme.Aleksander Karpushin:Me vjen keq sepse duhet te kishim me shume shkëmbime, sepse interesi është i madh nga ana e biznesit rus për te investuar ne Shqipëri si ne hidroenergjetike apo turizëm. Shikoni shkëmbimet me Malin e Zi, atje janë mjaft te kënaqur. Dua tu bej nje apel politikaneve shqiptare qe shohin dhe flasin per nje rrezik ekspansioni rus ne Ballkan. Nuk ka rrezik ne vijmë per te bere biznes dhe nga ky përfitojnë te gjithë.Përfaqësuesi me i larte i Rusisë ne vendin tone ka theksuar se çështja e njohjes se Kosovës i takon presidentit dhe parlamentit rus, por sipas tij çdo gje do te vije natyrshëm pas bisedimeve Prishtine - Beograd.Aleksander Karpushin:Çështja e njohjes se Kosovës i përket presidentit dhe parlamentit rus, por ne mendimin tim çështja do te zgjidhet edhe pas bisedimeve dy paleshe Prishtine Beograd qe duhet theksuar se po ecin mire.Ambasadori Karpushin ka folur edhe per çështjet te nxehta si ajo e Krimese dhe Ukrainës,apo vrasja e opozitarit Boris Nemcov ne Moskë.