http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse ka munguar në protestën e opozitës, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka zgjedhur Strasburgun për t?i përsëritur edhe njëherë thirrjen kryeparlamentarit Meta që të japë dorëheqjen. Lulzim Basha është shprehur se gëzon mbështetjen e partive evropiane për të nisur reformën e dekriminalizimit të kuvendit, e cila duhet të nisë me largimin e kryetarit. Shqetësim për situatën politike në Shqipëri ka shprehur edhe kryetari i komisionit për punët e jashtme ne Parlamentin Europian. Elmaz Broke thotë ne nje vend demokratik normal, përballë akuzave te tilla, meta duhet të kishte dhënë ndërkohë dorëheqjen dhe të linte drejtësinë të punonte pa asnjë presion institucional. Basha ka kërkuar që akuza e deputetit Doshi për z.Meta duhet të hetohet nga instancat ndërkombëtare pasi vetëm në këtë mënyrë shqiptarët mund të mësojnë të vërtetën, e cila sipas tij, sot ndikohet nga pushteti i Ilir Metës. Ndërkaq Lëvizja Socialiste për Integrim në një reagim për mediat i ka bërë kreut të Komisionit të Jashtëm Evropian që të mos përdoret për interesa të klaneve kriminale. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama është shprehur se nëse z. Broke kërkon të mësojë të vërtetën atëherë le të vijë në Shqipëri. Luan Rama ka theksuar se Ilir Meta nuk jep dorëheqjen per llogari të krimit dhe se Basha duhet të heqë dorë nga deklaratat e klonuara.