Tom Doshi përballet me Ymer Lalën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tom Doshi ngjiti serish shkallet e Prokurorisë se Krimeve te Renda, kësaj here për t?u përballur me Ymer Lalën, emri i të cilit del ne skenarin e eliminimit fizik të pretenduar prej deputetit. Ne vizitën e tij të 8 ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti Doshi ne fillim ka dhënë disa shpjegime lidhur me te rejat e hetimeve për akuzat e tij, e me pas është bere ballafaqimi me biznesmenin Lala. Ky person rezulton te jete gjithashtu edhe miku i Fatjon Skënderit, i cili sipas Doshit është ndërmjetësi mes Ilir Metës dhe Durim Bamit ne skenarin e pretenduar te vrasjeve politike. Prej kohësh deputeti Doshi vazhdon te këmbëngule ne një hetim me eksperte te huaj, pasi sipas tij, persona pranë kryetarit te kuvendit po tentojnë te manipulojnë dëshmitaret dhe te fshehin te vërteten. Deputeti i Shkodrës ka kërkuar që të sekuestrohen edhe pamjet e aeroportit të Hanoverit, ku sipas tij shihet Kreu i Komisionit të Sigurisë dhe shtetasi Nard Koka që takohen me vëllain e Fatjon Skënderit, ky i fundit i pretenduar si ndërmjetës në atentat.