ASC për kabllot e internetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma e qeverise për te ofruar me shume efekt estetik, duke shmangur kabllot ajrore qe janë kthyer ne një rrjete merimange per gjate gjithë rrugëve te qytetit, po shoqërohet me kosto te mëdha, jo vetëm për konsumatorët, te cilët mbeten pa shërbim interneti, por edhe per sipërmarrësit e këtij tregu. Nje nismë kjo qe shume shpejt do t?i kthehet vete qeverise ne bumerang. Agjencia e Komunikimeve Elektronike ka vene afat datën 30 maj, si kohen kur duhet te shmanget infrastruktura kabllore ajrore. Por kjo nismë, si shume te tjera te qeverise nuk ofron një rruge alternative për sipërmarrësit qe kane investuar miliona euro. Edhe pse vete bizneset pranojnë se vendosja e kabllove ajrore nuk është rruga e duhur, ata thonë nuk ka patur nje rregull apo ligj konkret për te orientuar këtë treg. Madje edhe sot është e pamundur te marrësh leje për këtë qellim. Sipas sipërmarrësve, AKEP është ne kundërshtim me ligjin, pasi ky ent nuk ka fuqi ekzekutive, ndaj nuk është ne detyrën e tij te cenoje pronën private, por kush fiton nga kjo nisme. Kjo nisem e qeverise, e cila duket e pa koordinuar me institucionet qe duhet ta zbatojnë, me shume se sa efekte estetit hedh hije dyshimi, për te favorizuar kompani te caktuara, te cilat kane infrastrukturën e nevojshme, për shkak te monopolit qe ofrojnë.

Free Traffic Exchange