Raporti i DASH për drogën në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është një vend prodhim i rëndësishëm i lëndës narkotike marjuane që furnizon tregjet europiane. Konstatimi bëhet nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër drogës në botë, që është dorëzuar në kongres. Në këtë dokument, të siguruar nga Zëri i Amerikës, theksohet se numri i arrestimeve është rritur ndjeshëm në vitin 2014.Lufta ndaj lendeve narkotike u arrit si rezultat i shtimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me partnerët rajonalë, veçanërisht me policinë italiane, si dhe shtimit të angazhimit për të luftuar prodhimin e drogës dhe trafikimin e saj nga autoritetet politike dhe ato të rendit të Shqipërisë, që çuan në rritjen e madhe të operacioneve në mbarë vendit. Me përjashtim të marihuanës, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm drogash, apo lëndëve te tjera. Qeveria e Shqipërinë nuk ka statistika për përdorimin e drogave. Me përjashtim të marihuanës, përdorimi i drogave të tjera nuk duket se është diçka e përhapur.Në të dhënat e publikuara në këtë dokument sasia e marihuanës së kapur në nëntë muajt e parë të vitit 2014 ishte 101.7 tonë, me shume se sasia e përgjithshme prej 96 tonësh, e ndaluar nga viti 2005 deri në vitin 2013. Lufta kundër lëndëve narkotike është një nga prioritetet e qeverisë. Raporti i dash evidenton se Shqipëria vijon të marrë ndihmë nga shtetet e bashkuara dhe bashkimi evropian për përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër drogës.

Free Traffic Exchange