http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjendej në Zvicër për një vizitë zyrtare, demokratët kanë dalë sërisht para Kryesisë së Kuvendit për të kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit. Por, një incident shoqëroi tubimin tashmë rutinë të opozitës. Gjithçka u zgjidh menjëherë, pas ndërhyrjes së forcave të policisë. Në emër të PD, Genc Ruli deklaroi se politika shqiptare ka nevojë të pastrohet nga zyrtarë të lartë, emrat e të cilëve janë artikuluar si të lidhur me krimin. Nga selia e PD-së, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, paralajmëroi një protesë më të madhe para parlamentit, në vigjilje të seancës plenare të radhës. Pritet që në seancën plenare, deputetë demokratë të kërkojnë largimin e Metës nga posti i kreut të Kuvendit, ndërkohë që jashtë saj, militantët e PD-së të përsërisin refrenin për dorëheqje.