Kisha e Laçit, nis rituali i 13 të martave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka filluar rituali i 13 te martave ne Kishën e Laçit. Pelegrinë nga i gjithë vendi kanë ardhur për të kryer ritualet ne kishën e Shna Ndout. Njerëzit kanë të njëjtin motiv: shpresën se do të gjejnë zgjidhje për problemet e ndryshme, kryesisht shëndetësore. Kisha e Shna Ndout daton qe nga shekulli XIII, kur kleri Françeskan u vendos atje. Ky objekti kulti mori famë për shkak të Shën Ndout, një predikues i njohur katolik. Kohë pas kohe Kisha mbi qytetin e Laçit është bërë e vizitueshme nga mijëra njerëz që vijnë edhe nga jashtë kufijve. Pelegrinazhi kulmon ne muajin qershor.