Rikthehet tensioni në Lazarat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 muaj pas superaksionit të Policisë së Shtetit në Lazarat për asgjësimin e çdo rrënje kanabisi, mbrëmja e së martës ka rikthyer të shtënat me armë në fshat. Rreth orës 21:00, katër persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri automatiku patrullën e policisë, e cila po lëvizte në brendësi të lagjeve të Lazaratit. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi pasi agresorët që lëviznin me një fuoristradë ?mitsubishi? me targa fallco nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Efektivët kanë filluar ndjekjen, por janë sulmuar me armë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Pak minuta më vonë, agresorët kanë braktisur mjetin dhe janë futur në brendësi të fshatit. Ngjarja ka alarmuar policinë. Drejtori i përgjithshëm Artan Didi dhe forcat speciale kanë mbërritur me urgjencë në Lazarat, ku po kryejnë kontrolle të imtësishme të gjithë territorit të fshatit. Në makinën e braktisur nga trafikantët e dyshuar janë gjetur një armë zjarri, një fenelinë policie, gëzhoja, si dhe një automatik me fishek në fole, gati për të qëlluar.

Free Traffic Exchange