Grup pune për kreditë e këqija - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me rekomandim të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nisur nga niveli i lartë i kredive të këqija dhe bllokimi i kreditimit për ekonominë qeveria do të ngrejë një grup pune ku së bashku me Bankën e Shqipërisë për të fshirë nga bilancet kreditë e humbura, të cilat sot kanë 12% të portofolit të kredisë. Ministri i Financave tha se që prej qershorit, qeveria do të fillojë të emetojë eurobondin, i cili nuk është një borxh i ri, por është një mënyrë e cila bën te mundur që financat te mos marrin borxh nga bankat për t?i lënë vend kreditimit të bizneseve. Cani sqaroi se përveç 300 milion eurove që do të merren me eurobondin, Mistria e Mbështetur nga Banka Botërore do të marrë edhe një borxh tjetër prej 250 milion eurosh, ku synohen interesa më të ulëta. Vetë shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar konfirmoi se pritshmërinë për ekonominë shqiptare këtë vit janë më të larta dhe se rritja ekonomike mendohet të jetë në nivelet 3%. Nadeem Ilahi tha se të ardhurat në buxhet janë realizuar sipas marrëveshjes, çka hedh poshtë variantin për një rritje të mëtejshme të taksave.?Ne e presim një rritje më të mirë ekonomike se një vit më parë, parashikojmë të jetë në nivelin 3%. Edhe pse e dimë që përmbytjet do të japin kontribut negativ. Të ardhurat janë mbledhur ashtu siç kemi rënë dakord edhe pse zëra të veçantë të taksave nuk kanë qënë në nivelin që prisnim?. Në vitin 2016-të qeveria do të përqëndrohet në luftën e evazionit fiskal. Shumë shpejt do të merret një firmë e cila do të bëjë lotarinë e kuponit tatimor, gjë e cila pritet të rrisë të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Nga ana tjetër do të ngrihet kadastra fiskale, në mënyrë që financat të arrijnë të mbledhin taksën e pasurisë për të gjithë, pasi është dega që ka evazionin më të lartë.

Free Traffic Exchange