http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
30 kilogramë lende eksplozive të llojit tritol e ndarë në kallëpe, si dhe 2 kg lënde eksplozive e llojit C4 janë kapur këtë të martë nga sektori për trafiqet dhe narkotiket në qarkun e Durrësit. Pas dy muaj hetimesh në kuadër të operacionit të koduar me emrin ?Kronometër?, policia në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime te Renda kane mundur te sekuestrojnë sasinë e konsiderueshme te eksplozivit në zonën e Fushë Krujës. Fale koordinimit te veprimeve është bere i mundur edhe arrestimi i 5 personave. Te arrestuarit si pjese e grupit kriminal janë Astrit Zguri 38 vjeç, Ylli Zalla 38 vjeç, Bedri Murati 40 vjeç, Fatjon Caca 31 vjeç si dhe 17-vjeçari me iniciale A. Z. 3 nga pjesëtaret e grupit kane pasur edhe precedentë te mëparshëm penale. Mbi ta rendojnë akuzat e vrasjeve dhe grabitjeve. Grupi qe merrej me trafikun e lendeve plasëse dyshohet te jete i përshirë ne disa shpërthimeve të ndodhura kohët e fundit në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.