Përfundon Komiteti i Stabilizim-Asocimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensioni gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE, u reflektua edhe në konferencën e dy bashkëkryetarëve. Ne sallën ku mungonin përfaqësuesit e opozitës, eurodeputetja Monica Macovei dhe deputeti socialit Taulant Balla, folën për një deklaratë të përbashkët të Komitetit. Por pak minuta pasi dy bashkëkryetarët u larguan, nënkryetari i Komitetit, demokrati Aldo Bumçi, nxitoi të përgënjeshtronte deklaratën, që sipas tij nuk ishte e përbashkët. Ky ishte takimi i tetë i Komitetit të Stabilizim- Asocimit Shqipëri - BE. Gjatë mbledhjes, eurodeputetët nënvizuan nevojën e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim kryerjen e reformave për plotësimin e 5 prioriteteve, të cilat do t?i mundësonin çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Free Traffic Exchange