Komisioni i Ekonomisë për privatizimin e INSIG - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për privatizimin e Kompanisë Shtetërore të Sigurimeve INSIG. Ministria e Zhvillimit Ekonomik miratoi ne Komisionin e Ekonomisë formulën e privatizimit të 100% aksioneve të kësaj kompanie, të cilat sot administrohen nga shteti. Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Brace nuk harroi tu kujtonte autoriteteve që marrin masa penale për ish drejtuesit e kësaj kompanie të cilët kane vjedhur para dhe kanë abuzuar me detyrën. Ende dhe sot nuk ka një vlerësim financiar për kompaninë INSIG, por vlera e saj krahasuar me 4 vite më parë ka rënë ndjeshëm për shkak të detyrimeve dhe borxheve që kjo kompani ka ndaj të treteve dhe palëve të cilat edhe pse kanë fituar çështjen ne gjykatë ende nuk u janë paguar demet.

Free Traffic Exchange