http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka rikthyer akuzat për operacionin Laguna e Vilunit pas publikimit te dokumenteve qe tregojnë se deputeti Mark Frroku fshehu ne makinën e tij nje person te kërkuar per trafik droge. Ne emër te PD, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani deklaroi se publikimi i dokumenteve fakton se kryeministri Rama dhe kreu i kuvendit Meta kane marre peng deputetin Frroku qe është dëshmitari kryesor në hetimin e akuzës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve nga Kryetari i Parlamentit.Arben Ristani:Për ta pasur krejt të sigurte dhe në duart e tyre dëshminë kryesore, Rama dhe Meta, e kanë futur nën sqetull dhe e mbajnë me shantazh deputetin, me anë të raportit të policisë ku faktohet përfshirja e tij e drejtpërdrejtë në trafik droge dhe marrja në mbrojtje e kokës së organizatës që i shpëtoi aksionit ndërkombëtar të Vilunit.E gjithë kolona kryesore e shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit janë përfshirë në këtë skemë kriminale të manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.Sipas PD si presion mbi deputetin e qarkut te Shkodrës po përdoret edhe gjyqin që ka ndërkohë vëllai i tij i cili akuzohet për vrasjen e komisarit Lamaj. E gjithë kjo përpjekje per te fshehur te vërtetën per Ristanin ben te domosdoshëm ekspertize ndërkombëtare ne kete hetimArben Ristani:Këto fakte tronditëse, të përfshirjes së gjithë shtetit për të influencuar hetimin, e bëjnë edhe më urgjente nevojën për asistencë ndërkombëtare në këtë proces, jetik për vendin.Ilir Meta dhe Edi Rama po sfidojnë çdo ditë durimin e popullit, duke treguar se ata janë të implikuar kokë e këmbë në skenarin e vrasjes dhe janë gati të bëjnë çdo gjë që ndaj tyre të mos ketë hetim, ndaj tyre të mos veprojë ligji.Ilir Meta duhet menjëherë të japë dorëheqjen e të largohet nga presioni që po i bën prokurorisë.PD i është drejtuar edhe kryeministrit duke i kërkuar te qëndroje larg procesit te hetimit.