Arratiset vëllai i Fatmir Vladit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që të gjithë familjarët e dëshmitarit të mbrojtur më procesin ndaj Arben Frrokut ruhen nga reparti i mbrojtjes së dëshmitarëve, njëri prej vëllezërve të Fatmir Vladit është arratisur. Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë të cilat thanë se njëri prej dy vëllezërve të Vladit ka ikur nga Shqipëria në janar të këtij viti, në një kohë që familja e tij ka qenë nën mbikëqyrje. Nga të dhënat e policisë mësohet se vëllai i Fatmir Vladit ka dalë nga aeroporti i Rinasit. Dyshimet e para bien mbi ndonjë tentativë të mundshme për azil politik, por kjo është ende e pakonfirmuar, pasi vëllai i Vladit ende nuk është gjendur. Nuk jepen detaje të tjera mbi destinacionin e tij ndërkohë që për ngjarjen tre efektivë të mbrojtjes së dëshmitarëve u pezulluan përkohësisht nga puna. Një vit më parë në automjetin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin Frroku, policia gjeti një sasi lëndë eksplozive. Pako u zbulua më 15 Shtator nga vetë Fatmir Vladi i cili kishte dërguar për servis automjetin e tij në zonën e Don Boskos, ku në shasinë e makinës pikasi lëndën eksplozive. Ngjarja alarmoi policinë pasi ndodhi në një kohë që Vladi pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë në procesin ndaj Arben Frrokut të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Free Traffic Exchange