Kur vjen pranvera, ne ndihemi më të dobët dhe më të lodhur, por kjo mund të rregullohet me një dietë të mirë, dhe sidomos duke ngrënë shumë zarzavate, të cilat veprojnë edhe si antioksidantë. Ndërsa nëse duam të biem nga pesha por edhe të jemi të shëndetshëm, duhet të kombinojmë të gjitha ushqimet në secilin vakt. Kështu do të ndihemi më shpejt të ngopur dhe nuk do hamë shumë. Gabimi që bëjmë më shpesh është që heqim dorë nga karbohidratet. Nëse nuk e teprojmë me sasinë, buka nuk na shëndosh!