Donald Lu dhe Nishani për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër mesazh i qartë mbërrin nga Uashingtoni: luftë për dekriminalizimin e politikës dhe institucioneve shqiptare. Në 24 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Ambasadori Donald Lu, përsëriti apelin e pastrimit të politikës nga persona me të kaluar kriminale apo me rekorde në afera korruptive. Por diplomati i lartë u kujdes të bënte të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë anën e askujt. Me simboliken e bunkerit të komunizmit, edhe Presidenti Nishani kërkoi një stad të ri të luftës kudër krimit dhe korrupsionit. SHBA dhe BE kane mbështetur pa rezerva procesin e dekriminalizimit te parlamentit, sipas marrëveshjes mes mazhorances dhe opozitës. Mesazhi më i qartë nga ambasada amerikane ne Tirane erdhi ditën kur PS përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Tom Doshi. Ne deklaratën pasuese selia diplomatike kërkoi me forcë që largimi i personave të dyshuar me rekorde kriminale të përfshijë të gjitha partitë.

Free Traffic Exchange