http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shpërndare 550 leje legalizimi ne Elbasan; një ceremoni qe është shoqëruar si zakonisht me batuta, veçanërisht për legalizimin falas. Kërkesat per legalizim kryesisht i përkisnin viteve 2005-2006 dhe kryeministri ka paralajmëruar se ndërtimet pa leje nuk do te tolerohen me. Gjate vizitës ne Elbasan, shefi i ekzekutivit ka marre pjese edhe ne ceremoninë per nisjen e ndërtimit te impiantit për përpunimin e mbetjeve urbane në këtë qytet.Edi Rama shprehet:Elbasani nga zona me problematike dhe më e kërcënuar në shëndet kthehet në modelin e ri të trajtimit të mbeturinave. Impianti që vendoset për herë të parë në Shqipëri do t?i japë zgjidhje kancerit të mbeturinave që stërmundon Elbasanin. Impianti do të prodhojë edhe një mbështetje energjetike të drejtpërdrejtë edhe për bujqësinë. Ky impiant i parë përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht marrëdhëniet me mjedisin.Impianti është nje investim prej 22 milionë euro dhe nga trajtimi teknologjik i mbetjeve do përfitohet energji e gjelbër deri në 17 250 Mwhz në vit.