13 vendburime me koncesion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka vendosur të japë me koncesion 13 vendburimet e naftës të cilat kane qene në pronësi të kompanisë shtetërore Albpetrol. Ditën e martë do të mblidhen në Tiranë investitorë gjigandë, ku qeveria do t?u bëjë ftesë zyrtare të investojnë në Shqipëri. Në një intervistë për Vizion Plus, zv/ministri i energjisë Dorian Duçka thotë se në kohët kur çmimi i naftës në bursa është në rënie, edhe interesi i këtyre firmave për të rritur buxhetet për të kërkuar naftë ka ardhur duke u reduktuar. Edhe pse ende nuk është vendosur formula përfundimtare e privatizimit të Albpetrol, Duçka shpjegon se këto vendburime të lira i janë hequr nga pronësia dhe do t?i jepen firmave të ndryshme dhe jo vetëm një kompanie. Para një jave çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare arriti vlerën e 40 dollarëve për fuçi, ndërsa tani koutohet mesatarisht me 50 $. Çmimi i ulët ka bërë që edhe fitimi i kompanive të cilat prodhojnë naftë të bjerë.

Free Traffic Exchange