Kërcënimet ndaj Strazimirit, video me zë e figurë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një seance qe ka zgjatur rreth 30 minuta, trupi gjykues i Gjykatës se Larte ka pare me zë dhe madje edhe te traskiptuar te gjithë videon e goditjes se Gent Strazimirit nga dy deputetet socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Ndryshe nga kjo video qe është shfaqur ne media, ne materialin filmik 7 minutesh, që u pa nga pesëshja gjykuese, dëgjoheshin qarte edhe sharjet qe deputetet kishin shkëmbyer mes tyre. Binte ne sy kërcënimi i Pjerin Ndreut ndaj Strazimirit me fjalët: do të marr shpirtin, legen. Ne fakt ne seance ishte paraqitur vetëm deputeti Ndoka, avokati i te cilit tha se goditja nuk kishte ndodhur për shkak te detyrës. Deputeti Oerd Bylykbashi nuk u pranua nga gjykata te dëshmonte, pasi kishte qene i pranishëm ne seance. Videoja ne ambientet e kuvendit është administrua si prove nga Gjykata e Larte. Ne seance ishin thirrur për te dëshmuar edhe deputetet Olta Xhaçka dhe Paulin Sterkaj, por ata nuk u paraqiten.