Detyrimet e OSHEE dhe KESH, jo me titull ekzekutiv - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detyrimi që kesh ka ndaj HEC-eve privatë po krijon vështirësi në menaxhimin e sektorit elektroenergjitik, jo vetëm për llogari të kësaj kompanie por edhe për atë të shpërndarjes. Për afro tre vite me radhë, llogaritë bankare të Korporatës Elektroenergjitike kanë qenë të bllokuara nga përmbaruesit private dhe pas negociatave që bënte kompania zhbllokoheshin përsëri. Por pronarët e hidrocentraleve gjetën një rrugë më të shkurtër për të mbledhur të ardhurat e tyre, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore të Kodit Civil, ata nisën të bllokojnë edhe llogaritë e OSHEE-së. Për këtë arsye qeveria është detyruar që të shfuqizojë nga ligji për pagesat e vonuara në detyrimet kontratktore nenin, i cili i jep të drejtë privatëve të bllokojnë llogaritë e KESH dhe OSHEE. në relacionin e këtij ligji i cili pritet të diskutohet javën e ardhshme në parlament thuhet se qeveria do t?i shlyejë të gjitha borxhet, por situata ka krijuar vështirësi në menaxhimin e sektorit, dhe në shumë raste ka vënë në pikëpyetje furnizimin me energji por dhe pagesën e taksave nga ana e kesh. Sipas KESH-it, aktivizimi i procedurave përmbarimore nga ana e këtyre prodhuesve i ka shkaktuar këtij institucioni vështirësi serioze financiare dhe operative për realizimin e veprimtarisë së tij ekonomike si pasojë e bllokimit sistematik të llogarive pranë bankave tregtare të nivelit të dytë. Për shkak të kësaj situate, KESH-i nuk ka mundur të garantojë as radhën e preferimit në pagesa sipas parashikimeve të nenit 605 të Kodit Civil lidhur me detyrimet ndaj organeve tatimore e deri në pagesat për pagat e punonjësve të vetë shoqërisë. Sipas Ministrisë së Energjisë neni që shfuqizohet merr vlerë vetëm për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë dhe KESH-in dhe jo për qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj këtyre dy firmave. Sërish OSHEE ka të drejtë të shkojë në gjykatë dhe të kërkojë ekzekutimin e faturës që kanë ndaj saj debitorë të ndryshëm. Deri tani, KESH ka për të shlyer ndaj hidrocentraleve edhe 35 milion dollarë fatura që u ka blerë energjinë elektrike por që nuk ia ka dhënë ende paratë.