http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka vazhduar skenarin e protestave duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës nga post i kryetarit te kuvendit. Mbështetësit e Partisë Demokratike janë tubuar para kryesisë se kuvendit; ritual qe do ta ndjekin 2 here ne dite, paradite dhe pasdite. Për demokratet dorëheqja e Ilir Metës është kusht për nje hetim te pavarur te akuzave qe deputeti i Shkodrës ngriti ndaj kryetarit te kuvendit si porositës i vrasjes se dy deputeteve. Edhe sjellja e opozitës ndaj komisioneve parlamentare nuk ka ndryshuar. Deputetet e PD kane braktisur te gjitha mbledhjet duke refuzuar te diskutojnë projekt-ligjet e ndryshme persa kohe qe nuk jep dorëheqjen Ilir Meta. Protestat para kryesisë se kuvendit do te vazhdojnë deri te enjten dite ne te cilën do te zhvendosen para parlamentit e do te kombinohen me debatin qe deputetet do te bëjnë ne seance.