Parkingjet me pagesë në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa në Tiranë kishte një debat të fortë lidhur me dhënien e parkingjeve me pagesë me koncesion dhe penalizimet per qytetarët, në Vlorë kjo gjë thuajse ishte bërë realitet. Me një vendim të shpejtë, larg medias, pa konsultime paraprake me qytetarët, e pa nje afat kohëzgjatjeje zyrtar, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i?a kaluan parkingjet një kompanie të huaj. Duke filluar nga fundi i këtij muaji, qytetarëve të Vlorës do t?iu duhet të paguajnë 50 lek për orë për makinat qe do parkojnë në rrugët kryesore. Bashkia e Vlorës ka dhënë me koncesion 24 rrugë të qytetit bregdetar. Nënkryetari i Bashkisë Ardi Musta sqaron për Vizion Plus, se institucioni nuk ka kapacitete për të menaxhuar në mënyrë efektive parkingjet publike, ndaj ka zgjedhur shërbimin privat, por duke ndikuar në uljen e tarifës. Qytetarët ndahen në pro dhe kundër vendimit të bashkisë. Disa ankohen se kjo do t?i rëndojë financiarisht: të tjerë mendojnë se koncesioni do të rregullojë disi trafikun. Vendimi prek 23 mijë drejtues automjetesh në qytet. Ndërkohë, tenderin e ka fituar një shoqëri shërbimesh me veprimtari në SHBA dhe në Izrael. Sipas kontratës, ne 2 vitet e para Bashkia Vlore do te marre nga firma koncesionare nga 10 milion leke, ndërsa vitin e trete e ne vijim të koncesionit, bashkia do te fitojë edhe 2% te xhiros.

Free Traffic Exchange